Rreth Institucionit

Historiku i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Kamëz sh.a. (UKK)

Ujësjellës Kanalizime Kamëz sh.a. (UKK) është shoqëri aksionare me pronësi 100% publike, nën pronësinë e plotë të Bashkisë Kamëz, e themeluar në zbatim të reformës kombëtare të sektorit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe menaxhimit të ujërave të ndotura.

Themelimi

Në kuadër të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 63, datë 27.01.2016 "Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura", si dhe Vendimit të Asamblesë së Aksionarëve nr. 11, datë 13.11.2017 të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a., u krye ndarja e aksioneve të Bashkisë Kamëz.

Shoqëria "Ujësjellësi Kanalizime Bashkia Kamëz" sh.a. u themelua zyrtarisht më 13 Nëntor 2017 dhe u regjistrua pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) po atë datë, me NIPT L72320034A, me aksionar të vetëm Bashkinë Kamëz.

Ndryshimet e emrit tregtar

  • Më datë 01.10.2019, me vendim të aksionerit të vetëm, emri u ndryshua në "Ujësjellës Kanalizime Kamëz (UKK sh.a.)".
  • Më datë 30.12.2021, me vendim të aksionerit të vetëm, emri tregtar u ndryshua në formën aktuale "Ujësjellës Kanalizime Kamez sh.a. (UKK)".

Licencimi nga ERRU

Më 28 Shkurt 2022, Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU-së miratoi me Vendimin nr. 102 licencimin për herë të parë të shoqërisë, në kategoritë:

  • Kategoria A – Grumbullim dhe shpërndarje e ujit për konsum publik;
  • Kategoria C – Largim i ujërave të ndotura.

Licenca ka vlefshmëri 4-vjeçare dhe mbulon të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz, ku shoqëria ofron shërbim për 99.882 banorë.

Zhvillimet kryesore pas themelimit

Më datë 09.06.2022, me vendim të aksionerit të vetëm, u krye zmadhimi i kapitalit themeltar nga 289.024.000 lekë në 1.928.337.500 lekë.

Shoqëria operon si operator i pavarur, duke zbatuar standardet kombëtare dhe ato evropiane për cilësinë e ujit, efikasitetin operacional, mbrojtjen e mjedisit dhe transparencën ndaj konsumatorëve.

Misioni

Ujësjellës Kanalizime Kamëz sh.a. ka si mision kryesor ofrimin e shërbimit publik të furnizimit me ujë të pijshëm të qëndrueshëm, të sigurt dhe pa ndërprerje, si dhe menaxhimin e integruar të sistemit të kanalizimeve, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit të Bashkisë Kamëz.

Pagesa Bankare

Paguani faturat përmes IBAN-it në cilëndo nga bankat e mëposhtme

PËRFITUESI
Ujësjellës Kanalizime Kamëz sh.a.
NIPT: L72320034A
Raiffeisen Bank
raiffeisen.al
IBAN
AL42 2021 1006 0000 0000 1148 2960
Llogaria
0011482960
Banka Kombëtare Tregtare
bkt.com.al
IBAN
AL92 2051 1533 0086 11CLPBCLALLX
Llogaria
503008611CLPBCLALLX1
Tirana Bank
tiranabank.al
IBAN
AL74 2061 1138 0001 3003 2111 5100
Llogaria
1300 321115 100
OTP Bank Albania
otp.al
IBAN
AL30 9021 1625 4361 2302 2105 6890
Llogaria
30221056890
Credins Bank
bankacredins.com
IBAN
AL22 2121 1009 0000 0000 0195 3926
Llogaria
00001953926
Në përshkrim të transfertës shkruani Numrin e Kontratës dhe Emër-Mbiemrin.

Tërhiq për të rifreskuar