Pozicioni: Specialist Arkive

Data e publikimit: 12 Nëntor 2025

Afati i aplikimeve: deri më  19 Nëntor 2025

Përgjegjësitë:

  • Organizimi i punës dhe zbatimi i rregullave të përcaktuara në Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, vendimin nr. 4, datë 19.6.2017 “Për miratimin e “Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë” dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi;

  • Të evidentojë korrespondencën që dërgohet ose merret nga institucioni;

  • Të bëjë përpunimin arkivor, të ruajnë dhe të shërbejnë dokumentet që administrojnë;

  • Të dorëzojë dokumentet në arkivat shtetërorë, sipas afateve ligjore përkatësisht sipas ligjit Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe akteve nënligjorë në zbatim të tij.

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar.

  • Të ketë përfunduar arsimin  Universitar(Bachelor).

  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

  • Të ketë sjellje korrekte dhe aftësi për komunikim.

  • Të jetë i përpiktë, i përgjegjshëm dhe i saktë në punë.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Kërkesë për punë me shkrim;

  • Curriculum Vitae (CV);

  • Dokument Identifikimi ID; (Fotokopje)

  • Dokument kualifikimi Diplomë / Dëftesë (shoqëruar me listë notash) / Dëshmi / Liçensë etj; (Fotokopje e Noterizuar)

  • Librezë pune; (Origjinale ose Fotokopje e Noterizuar)

  • Dëshmi Penaliteti;

  • Raporti mjekoligjor që vërteton aftësinë e tij për punë dhe gjëndjen shëndetësore;

  • Çertifikatë familjare;

  • Vërtetim Banimi;

  • Nr. Llogarie bankare.

Aplikimi:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV të plotë në adresën:

info@ukk.al

Adresa: Rruga “Paqësori”, Frutikulturë, Kamëz
Tel: 0692084718
www.ukk.al

 

 

 

 

Pozicioni: Shef i Sektorit të Auditimit të Brendshëm

Data e publikimit: 08 Shtator 2025

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi i auditimit të brendshëm sipas standardeve ligjore dhe profesionale.

  • Hartimi i Kartës dhe Planeve Vjetore të Auditimit.

  • Raportimi i rezultateve dhe rekomandimeve për menaxhimin e lartë.

  • Monitorimi i performancës së ekipit të auditimit.

  • Vlerësimi i rreziqeve dhe përgatitja e strategjive për adresimin e tyre.

Kërkesa të përgjithshme:

  • Shtetas shqiptar.

  • Zotësi të plotë për të vepruar.

  • Të zotërojë gjuhën shqipe.

  • Të ketë gjendje shëndetësore të përshtatshme.

  • Pa dënime penale dhe pa masa disiplinore.

Kërkesa të veçanta:

  • Diplomë Master Shkencor në shkenca ekonomike ose juridike.

  • Eksperiencë pune si auditues i certifikuar.

  • Njohuri të gjuhës angleze.

  • Trajnime dhe kualifikime në fushën profesionale.

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

Përshkrimi i punës:

  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të auditimit.

  • Identifikimi dhe testimi i proceseve të reja.

  • Përpilimi i raporteve periodike me rezultatet e auditimeve.

  • Koordinimi i funksioneve të kontrollit dhe menaxhimit të riskut.

  • Organizimi i punës së grupit të audituesve.

  • Raportimi i dobësive dhe propozimi i përmirësimeve.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV të plotë në adresën:
info@ukk.al

Adresa: Rruga “Paqësori”, Frutikulturë, Kamëz.
Tel: 0692084718
www.ukk.al